Tragjedi në Kupën e Afrikës, 8 të vdekur e 50 të plagosur

Momente tragjike, ato që shoqëruan ndeshjen e Kupës së Afrikës, Kamerun-Komoros. Në fakt, 8 viktima u regjistruan jashtë stadiumit “Olembe” në Yaoundè, si dhe mbi 50 të plagosur. Numri i të vdekurve fillimisht ishte gjashtë, siç u njoftua nga Naseri Paul Biya, një zyrtar i vendit, përpara dy vdekjeve të tjera. Kassim Oumouri, komentator televiziv nga Comore, rrëfeu episodin tragjik në mikrofonat e agjencisë së lajmeve “France Presse”:

“Papritmas, njerëzit ranë mbi njëri-tjetrin. Kishte gra dhe fëmijë që bërtisnin e qanin, u gjenda pranë portës së hyrjes në stadium. Një roje sigurie hapi njërën nga dyert. Një tjetër i tha të mos e bënte, por tani ishte tepër vonë. Njerëzit nxituan dhe papritmas të gjithë filluan të binin. Ishte e tmerrshme, sepse nuk mund ta imagjinoni këtë në një stadium futbolli”.

 

People assist victims of a stampede outside a stadium hosting an African Cup of Nations soccer game in Yaounde, Cameroon, Monday Jan. 24, 2022. Several people have died in a stampede that happened as crowds struggled to get access to Olembe Stadium to watch the host country play Comoros in a last 16 knockout game in Africa’s top soccer tournament. (AP Photo/Thierry Noukeu)

Siç raporton “Associated Press”, ngjarjet dramatike u shkaktuan nga një ‘rrëmujë’ e përgjithshme në hyrje të objektit sportiv, që po priste ndeshjen mes mikpritësve dhe surprizës së turneut. Madje, tifozë të shumtë kanë tentuar të hyjnë në stadium, edhe pse nuk kanë mundur ta bëjnë këtë, duke shkaktuar kaos. Turma shkaktoi edhe plagosjen e dhjetëra njerëzve.

“Disa prej tyre janë në kushte të dëshpëruara”, – tha një infermiere e përfshirë në evakuim.

Priten zhvillime shtesë për historinë e trishtë

LEXO EDHE:

Back to top button