Vedat Muriqi, nga Seria A në kampionatin rus
Vedat Muriqi pritet që shumë shpejt të vazhdojë karrierën e ti profesionist në kampionatin e futbollit të Rusisë. Madje, mediat turke raportojnë se transferimi i futbollistit të Kosovës te skuadra e CSKA Moska është finalizuar.
Muriqi pritet t’i bashkohet gjigantit rus në huazim për 2.5 milionë euro, me opsionin e blerjes për tetë milionë euro.
Ende nuk ka zyrtarizim nga dy palët, por dihet se Muriqi nuk është pjesë e planeve të trajnerit Maurizio Sarri te Lazio. / FrontOnline/






