Vedat Muriqi, një hap larg nga La Liga në Spanjë

Vedat Muriqi, gjithnjë e më afër transferimit te skuadra e Majorkës në La Liga. Klubi spanjoll ka hedhur në tavolinë ofertë e një huazimit, në të cilën janë përfshi 300 mijë euro deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje përfundimtare të bomberit të Kosovës për 13 milionë euro.
Mbyllja e operacionit është vetëm një hap larg dhe Lacio është gati të japë dritën jeshile, edhe sepse Majorka ka garantuar pagesën e të gjithë pagës së sulmuesit dardan nga tani e deri në muajin qershor.