VIDEO / Barazim në “Camp Nou”, Renxhersi “demoloi” Dortmundin

Skuadra e Barcelonës nuk ia doli të fitojë në “Camp Nou” përballë Napolit, sfidë që përfundoi në barazim 1-1. Piotr Zielinski kaloi ekipin e Spallettit në avantazh në minutën e 29-të, ndërkohë që Ferran Torres humbi një mundësi shumë të mirë në aksionin paraardhës. Ekipi katalanas reagoi dhe fitoi një penallti të minutën e 59-të. Ferran Torres nuk gaboi më, gjeti golin e parë personal me Barcelonën dhe evitoi humbjen e skuadrës së tij. Vendasit tentuan golin e fitores, por Napoli i Amir Rrahmanit rrezistoi dhe kthehet në Itali me një barazim.

Dortmund dështoi në “Signal Iduna Park” përballë Renxhersit. Kampionët e Skocisë fituan 2-4 falë golave të Tavernier, Morelos, Lundstram dhe autogolit të Zagadou. Goli i talentit Bellingham dhe eurogoli i portugezit Guerreiro mbajnë gjallë shpresat e verdhezinjve, por përmbysja në ndeshjen e kthimit nuk do të jetë aspak e thjeshtë.

Real Betis vijoi formën e mirë që po kalon në kampionatin spanjoll edhe në Ligën Europa. Skuadra andaluziane triumfoi 2-3 në Rusi përballë Zenitit, takim ku të pestë golat u realizuan në pjesën e parë. Rodriguez, Ëillian Jose dhe Guardado shënuan për ekipin mik, teksa Zeniti gjeti barazimin e përkohshëm falë rrjetave të Dzyuba dhe Malcom.

Sheriff Tiraspol mposhti 2-0 në Moldavi portugezët e Bragës. Regi Lushkja nuk u grumbullua për këtë takim, që u vendos nga finalizimet e Thill (pen) dhe Traore.

LEXO EDHE:

Back to top button