VIDEO / Man. Siti me lehtësi kalon në rundin e katër të FA Kupës

Man. Siti vazhdon garat në FA Kupën e Anglisë, pasi që në sfidën e fundit, triumfoi me rezultat 4-1, si mysafir i skuadrës Svindonit, i cili garon në kategorinë e Ligës së dytë në Angli.

Golashënuesit për Man. Sitit ishin: Bernardo Silva 14′, Gabriel Jesus 28′, Ilkay Gundogan 59′ dhe mesfushori i ri Koll Palmer 82′, ndërkohë për vendasit realizoi Hari McKirdi në minutën e 78-të.

Man. Siti kalon kështu në raundin e katërt të Kupës FA, teksa presin ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në tre ditët e ardhshme. Shorti i raundit tjetër të Kupës FA do të zhvillohet të dielën.

LEXO EDHE:

Back to top button