Video/ Shkëndija fiton sfidën me Varta Poznan

Kampioni aktual i Maqedonisë në futboll, skuadra e Shkëndijës, regjistroi fitore tjetër në kuadër të përgatitjeve në Antali të Turqisë. Skuadra e Bruno Akrapoviçit shënoi fitore ndaj skuadrës polake të Varta Poznanit me rezultat 3-1.
Skuadra nga Tetova, tregoi se është në formë të mirë, duke kontrolluar sfidën prej në filim e deri në fund. Autor I dy golave për kuqezinjëve ishte Valmir Nafiu, pas 45 minutave të parë. Në vazhdim skuadra polake shënoi golin e ngushëllimit , para se Dashmir Elezi të konfirmojë fitoren me rezultat 3-1.