Zyrtare, Dilian Uajt sfidon Tajson Fjurin më 23 prill

Kampioni i botës në peshat e rënda, në versionin “WBC”, Tajson Fjuri, do të përballet me sfiduesin Dilian Uajt, më 23 prill, në stadiumin “Uembli”. Më në fund, sfiduesi Dilian Uajt, firmosi kontratën, me të cilën Fjuri ka të garantuara 30 mln dollar, ndërsa Uajt do të përfitojë rreth 7.5 mln dollar. Fituesit të kësaj përballje i shkojnë edhe 4 mln dollar shtesë.

Fjuri rikthehet në Londër, aty ku për herë të parë, u ndesh me italianin Pianeton në vitin 2018. Fjuri ende nuk shijuar disfatën dhe në 32 përballjet e deritanishme ka 31 fitore dhe një barazim, ndërsa 22 prej sfidave i ka mbyllur me nokaut teknik. Dilian Uajt ka zhvilluar 30 përballje, ku ka shënuar 28 fitore dhe dy disfata (kundër Aleksandar Povetkinit dhe Entoni Xhoshua-s).

 

TAJSON FURY VS DILIAN UAJT

UEMBLI, LONDËR – 23 prill, sfida për titullin e botës “WBC”

FITIMI I SIGURTË: Fjuri 30 mln dollarë, Uajt 7,5 mln dollarë

BONUSI PËR FITUESIN: 4 mln dollar

FJURY – 31 fitore (22 nokaut), një barazim

UAJT – 28 fitore (19 nokuat), 2 disfata

FITORET E FUNDIT: Fjuri ndaj Uajllderit, Uajt ndaj Povetkinit

LEXO EDHE:

Back to top button