Hulk e Kosta, sigurojnë titullin për Atletiko Mineiro

Atletiko Mineiro është kampion i ri i Brazilit. Në 3 javë deri në fund të sezonit aktual në Brazil, skuadra e Atletikos, mundi Baia-n 3-2, pwr tw siguruar titullin e parë nga viti 1971, kur arkëtuan trofeun e parë në kampionatin brazilian.

“Bardhezinjët” të drejtuar nga Hullk dhe Diego, arritën që të shënojnë fitore kruciale ndaj Baia-s edhe pse ishin në disavantazh me 0-2 pas 66 minutave lojë.

Hero i Atletiko Mineiros ishte Keno që shënoi glin e dytë dhe të tretë në minutën e 74 dhe 77, ndërsa përmbysja filloi nga minuta e 73, kur Hulk shënoi nga pika e bardhë. Me këtë rast, Hullk regjistroi goln e 18 , me çka u bë golashënues më i kampionatit në Brazil, duke shtuar edhe 8 asiste. Atletiko Mineiro deri më tani ka arkëtuar 81 pikë, ose 11 më shumë nga Flamengo.

LEXO EDHE:

Back to top button