Hysaj largohet nga Lacio drejt Spanjës

Eksperienca e mbrojtësit kuqezi Elseid Hysaj te Lazio nuk ka qenë e mirë, madje mund të quhet si një 6 mujor i dështuar. Dhe Hysaj është bërë objekt i merkatos së futbollit botëror, pasi që ai mund të transferohet në Spanjë dhe për këtë interesohet pikërisht Atletiko Madrid.

Mësohet se emisarë të kampionëve të Spanjës kanë kontaktuar agjentin e Hysajt për të kuptuar edhe mundësinë e transferimit të menjëhershëm dhe pritet të ketë zhvillime të reja.

Merkato është e paparashikueshme në raste të tilla dhe ekziston mundësia reale që Hysaj të kalojë te Atl. Madrid por fillimisht Igli Tare duhet të mendojë edhe për një zëvendësues duke qenë se Lazio vet ka probleme dhe kërkon një mbrojtës krahu dhe largimi i Hysajt hap më shumë probleme.

LEXO EDHE:

Back to top button