Inspektorati mbyll lokalin në Tetovë, pronarja ndalohet për shkelje të masave anti-Kovid

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 13:10 policia ka kryer kontrolle në rrugën “120” në Tetovë. Në objekt janë hasur mysafirë, në kundërshtim me masat anti-Kovid. Inspektorati Shtetërorë i Tregut ka mbyllur përkohësisht objektin ndërsa pronarja J.B.N (49) është privuar nga liria, kundër saj pas dokumentimit të plot të rastiti do të parashtohet padi konkrete.