Italia rikthen “ngjyrat”, hiqet izolimi kombëtar

Italia heq izolimin kombëtar dhe rikthen “ngjyrat”. Duke nisur nga kjo e martë lufta ndaj pandemisë koronavirus do të zhvillohet me kufizime rajonale, në bazë të nivelit të përhapjes për 100 mijë banorë. Zonë e Kuqe, ku masa e izolimit do të vijojë të mbesë në fuqi, janë përcaktuar 9 rajone italiane.

Megjithatë Lombardia ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm të shifrave ditore dhe mund të ketë një lehtësim kufizimesh duke nisur nga 12 prilli. Nga masat e fundit kanë përfituar 3 rajone, që kaluan nga ngjyra e kuqe në atë portokalli.

Në ndihmë ka ardhur edhe procesi i vaksinimit. Në Venecia po përdoren edhe metoda kreative në sajtet turistike, ndërsa vaporët janë kthyer në qendra të lëvizshme imunizimi.

“Është një ditë e rëndësishme për qytetarët mbi 80 vjeç, të cilët mund të shohin një të ardhme. Këtu do të vaksinojmë njerëz që kanë probleme me lëvizjen. Në mënyrë që të ofrojmë këtë shërbim, rajoni I Venetos pajisi një vapor për t’iu dhënë mundësinë këtyre qytetarëve që të marrin vaksinën.”, u shpreh Edgardo Contato, zyrtar shëndetësor në Venecia.

Ndërkohë, në të gjithë territorin e Italisë do të mbesë në fuqi rregulli I karantinës 5 ditore për ata që hyjnë nga jashtë./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button