Kanoset Benzema: Largohem, nëse vjen Hallandi në Madrid

Sulmuesi francez te Real Madridi, Karim Benzema, pas largimit të Kristiano Ronaldos, është në formë të jashtëzakonshme, pasi që në 27 ndeshje ka shënuar 24 gola. Benzema ka marrëveshje me Real Madridin deri në vitin 2023, mirëpo “mbretërit” dëshirojnë që të vazhdojnë bashkëpunimin. Francezi nuk ishte kundër një ideje të tillë, mirëpo kjo mund të ndryshohet me ardhjen e Erling Halandit.

Reali dëshiron që në merakto verore të angazhojnë Kilian Mbapen, që duhet të luajë me Benzemën, mirëpo mediat raportojnë edhe për ardhjen e sulmuesit norvegjez në “Bernabeu”.

Mediat spanjolle zbulojnë se Benzema është kanosur drejtusve të Realit, se nëse Halandi zbarkon në “Bernabeu”, sulmuesi francez do të largohet, pasi që me ardhjen e Hallandit, do të zvogëlohej minutazhi i tij në fanellën e madrilenëve.

LEXO EDHE:

Back to top button