Skuadra e Real Madridit ka konfirmuar se katër futbollistë kanë rezultuar pozitiv me “COVID-19”. “Los Blancos” para disa ditëve, kanë rasportuar për 12 shërime nga “COVID-19”, ndërsa tani kanë marrë lajme negative, pasi që katër yje kanë dal pozitiv me koronavirus.
Real Madrid ka konfirmuar se portieri Tibo Kurtua, dy mesfushorët Ernesto Valverde dhe Eduardo Kamavinga dhe sulmuesi Vinisius Xhunior, kanë dalë pozitiv me “Covid 19”.
“Real Madrid konfirmon se Kurtua, Valverde, Kamavinga dhe Vinisius, janë pozitiv me COVID-19”, thuhet komunikatën zyrtare të klubit spanjoll.








