Kerri me 46 pikë, Golden Stejt mund Memfisin

Skuadra e Golden Stejt Uariors ka shfrytëzuar për mrekulli formën e mahnitshme të Stefon Kerri për të marrë fitoren e radhës ndaj Memfisit.  Golden Stejti shënoi fitore me rezultatin 113:104, në një ndeshje, ku ishin të saktë plot 19 herë nga distanca për tri pikë.

Nga këto 19 tentime të sakta, tetë erdhën nga lojtari me më së shumti trepikësha në histori të NBA, Stefon Kerri.  Kerri kontribuoi në total me 46 pikë, derisa shtoi edhe dy topa të vjedhur në fazën e mbrojtjes. Kjo ndeshje vetëm sa konfirmon formën e mirë të skuadrës së Golden Stejt dhe shtynë Kerri në garën për MVP ku janë edhe Kevin Durant e DeMar DeRozan.

LEXO EDHE:

Back to top button