Khabibi zbulon detaje nga dueli ndaj Konor Mekgregorit

Khabib Nurmagomedov me 29 fitore dhe asnjë humbje në artet e përziera marciale dhe ish-kampioni i botës në peshën e mesme, ka folur për përballjen me Konor MekGregorin. Atleti rusi e fitoi duelin që ata zhvilluan në tetor 2018, një nga përballjet më të ndjekura në historinë e “UFC”-së.

“Jam krenar për fitoren, por jo për atë që ndodhi pas duelit, për kërcimin mbi kafaz dhe sherrin që ndodhi jashtë tij. Isha përgatitur për luftë, hyra në kafaz dhe duelova me atë rival, të cilin e munda. Isha përgatitur fort dhe ia mora shpirtin”, u shpreh Nurmagomedovi.

 

FILE – In this Oct. 6, 2018, file photo, Khabib Nurmagomedov, left, punches Conor McGregor during a lightweight title mixed martial arts bout at UFC 229 in Las Vegas. Nurmagomedov has not fought in the 11 months since he punctuated his star-making victory over McGregor at UFC 229 in Las Vegas by scaling the fence and jumping into the crowd to fight McGregor’s entourage. (AP Photo/John Locher, File)

 

Në lidhje me zërat për një revansh mes dy sportistëve, para se Khabib të tërhiqej nga kafazi, ai potencoi se realisht asnjë ofertë ska arritur në adresën e tij.

“Ata nuk më kanë ofruar kurrë realisht revanshin me Konorin, janë thjesht zëra që kanë hedhur mediat. Kurrë nuk më ka ardhur një ofertë konkrete për një revansh me Konorin”, tha në fund Nurmagomedovi.

LEXO EDHE:

Back to top button