Klipers fiton derbin me Feniksin, Kerri afër rekordit të ri

Skuadra e Golden Stejt Uarriors dhe Los Anxhelos Klippers kanë shënuar fitoret e radhës në NBA. Skuadra e Klipersit, ka fituar derbin e perëndimit, duke mposhtur Feniks Sans me rezultatin 111:95. Në këtë ndeshje, liderë i pikëve te Klippers ishte Morris, i cili shënoi 24 pikë, derisa te Suns, Xhonson u dallua me 17 pikë.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Golden Stejt Uarriors dhe Indiana Pejsers, e cila u vendos nga vetëm dy pikë diferencë. Më i dalluari në këtë ndeshje ishte Stefon Keri, me 26 pikë të shënuara, nga të cilat pesë erdhën nga gjuajtjet për tri pikë. Basketbollisti i Goledn Stejt, mbetet vetëm dy trepikësha larg rekordit të Rej Alen, për më shumë trepikësha të reaizuara në NBA. Këtë rekord e synon në transfertë në “Medison Skuer Garden”, ndaj Nju Jork Niks. Ndërkohë te Pejsers, më i dalluari ishte Sabonis me 30 pikë të shënuara.

LEXO EDHE:

Back to top button