Lacio nuk arrin të “thyej” Gallatasarain, kualifikohet Leverkuzeni

Lacio nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në “Olympico” përballë Gallatasarait në ndeshjen përmbyllëse të Grupit E në Ligën Europa. “Bardhekaltërit” provuan gjatë gjithë 90-minutëshit, mirëpo Imobile me shokë nuk ia dolën të konkretizonin rastet, ndërsa kujtojmë se titullarë për italianët ishin Strakosha dhe Hysaj, me shkodranin që luajti për 63-minuta.
Kështu, pas këtij barazimi, Lacio e mbyll grupin në vendin e dytë, ndërsa turqit renditen të parët dhe kalojnë direkt për në raundin e 1/8-tave. E treta e këtij grupi, Marseja do të luajë në Ligën e Konferencës.
Nga ana tjetër, edhe Bajer Leverkuzen ka prerë biletën për në raundin pasardhës teksa e mbyll Grupin G në vendin e parë, pavarësisht se u mposht nga Ferencvaros në transfertë, teksa në këtë ndeshje ishte titullar edhe Myrto Uzuni, por nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës. Sakaq, në këtë grup kalon edhe Betisi, ndërsa Seltiku përfundon në Ligën Konferencë.
Rezultatet e ndeshjeve:
Braga-Crvena Zvezda 1-1
Seltik-Betis 3-2
Ferencvarosh-Bajer Leverkuzen 1-0
Genk-Rapid Viena 0-1
Lazio-Galatasaraj 0-0
Ludogorets-Mitilland 0-0
Marsej-Lokomotiv Moskë 1-0
Uest Ham-Dinamo Zagreb 0-1