Lajm i keq për Bajernin, Dejvis probleme me zemrën

Trajneri Julian Nagelsmann, i cili foli në konferencën për shtyp, zbuloi gjendjen shëndetësore të Alfonso Dejvisit. Kanadezi, i ndalur nga “Covid-19”, nuk do të kthehet menjëherë në fushat e Bundesligës.

“Gjatë testeve që bëmë te çdo lojtar i infektuar me koronavirus, kemi gjetur shenja të miokarditit të lehtë tek Dejvisit. Domethënë miokardit. Ai është pezulluar nga stërvitjet deri në një njoftim tjetër dhe nuk do të jetë i disponueshëm në ndeshjet e ardhshme. Dejvis do të duhet të shërohet dhe sigurisht që do të marrë pak kohë,” tha mes tjerash Nagellsman.

“Covid-19” është një shkaktar i zakonshëm i miokarditit, inflamacion i miokardit, që është indi muskulor i zemrës.

LEXO EDHE:

Back to top button