Lejkersat në krizë të rezultateve, fitore për Feniksin e Çikagon

Skuadra e Los Anxhelos Lejkers është në krizë të rezultateve , pasi që regjsitroi humbjen e tretë radhazi, pasi që u mund nga Atlanta me rezultat 129-121 dhe aktualisht janë jashtë zonës së play off-it. Sërish mungoi Lebron Xhejms, ndërkohë që Monk realizoi 33 pikë, ndërsa Dejvis shtoi edhe 27, por që s’mjaftuan për të fituar. Për vendasit u dallua Tre Jang me 36 pikë e 12 asiste.

Skuadra e Feniks Sans konsolidon pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, duke mundur San Antonion me rezultat 115-110. Të gjithë titullarët e Sans-it realizuan mbi 10 pikë, me Buker që realizoi 28 pikë.

Humbasin sërish kampionët aktual, Milluoki Baks, që u mundën 136-100 nga Denveri, në fushën e tyre. Gordon me 24 pikë ishtë pikëshënuesi më i mirë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Antetokounmpo-s.

Pa probleme fiton Çikago, që mundi 130-116 Portlandin, ku diferencën në parket e bëri Vuçeviç, me 24 pikë e 13 kërcime, mbështetur nga DeRozan me 23 pikë. Ndërkohë Orlando fitoi 110-108 ndaj Dallas në sekondat e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button