Levandovski: Ëndërroja të thyejë rekordin e Gerd Mylerit

Robert Levandovski, fitues i Çmimit “The Best 2021”, i emocionuar për këtë trofe të fituar për të dytin vit radhazi, tha se nuk e kishte imagjinuar se do të mund të thyente rekordin e legjendës Gerd Myller.

“Faleminderit shumë, jam shumë krenar. Është një nder i madh. Faleminderit trajnerëve dhe shokëve të mi të skuadrës. Kemi punuar shumë. Është një trofe për të gjithë ata që janë rreth meje. Gjithçka që ndodhi vitin e kaluar… Ëndërroja të thyeja rekordin e golave ​​të Müller-it, mendova se ishte e pamundur, por e arrita”.

 

Kristiano Ronaldo, i vlerësuar me një çmim special për të gjithë golat e shënuar në karrierë, ka një mesazh për të gjithë ata që duan të shkëlqejnë gjatë në futboll.

FIFA Special Best Men’s award winner Cristiano Ronaldo during the Best FIFA Football Awards 2021 in Zurich, Switzerland, Monday, Jan. 17, 2022. (Harold Cunningham/Pool Photo via AP)

“Faleminderit bashkëlojtarëve të mi, veçanërisht atyre të kombëtares. Jam shumë krenar, pasi është një çmim special… E respektoj shumë FIFA-n. Faleminderit familjes, gruas, fëmijëve të mi, është një sukses i madh. Është nder të jesh golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me kombëtaren. Unë kam luajtur futboll që në moshën 5-vjeçare. Kam punuar shumë, më pëlqen kjo lojë. Unë dua të vazhdoj, shpresoj të luaj edhe 4 ose 5 vite të tjera, gjithçka ka të bëjë me mendjen. Nëse e trajton mirë trupin fizikisht, ai do të përgjigjet.”

 

Ndërsa Arling Haaland, i cili rreshtohet krah Messit, Ronaldos dhe Leëandoëskit në formacionin më të mirë, u shpreh:

Hosts Reshmin Chowdhury, right, and former Dutch soccer player Ruud Gullit at the start of the Best FIFA Football Awards Ceremony in Zurich, Switzerland, Thursday, Dec. 17, 2020. (Valeriano Di Domenico/Pool via AP)

 

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e 11-shes më të mirë përkrah këtyre lojtarëve të mëdhenj. Gjatë gjithë jetës sime më ka pëlqyer të shoh sulmues të shënojnë gola, por është më mirë kur shënon vetë”.

LEXO EDHE:

Back to top button