Mediat, Betisi më afër firmës së Enis Bardhit

Enis Bardhi, në verën e vitit 2022, do të largohet nga Levante, ndërsa mediat në Spanjë raportojnë se më afër angazhimit të tij është skuadra e Betisit. Bardhi nuk u largua në merkaton e janarit, për të ndihmuar Levanten në luftën për mbijetesë, por në verë do të largohet si agjent i lirë. Për Bardhin, interesim kanë shfaqur edhe Real Sosiedati, Selta Vigo dhe Torino, por më afër firmës, sipas mediave spanjolle, është skuadra e Betisit.

Ndërkohë në mediat në Itali, në qendër të vëmendjes ishte Elif Elmas, posaqërisht pas performancës pozitive në “Nou Kamp”, ndaj Barcelonës. Elmas beson se Maqedonia ka gjasa të barabarta me Italisë në sfidën e balotazhit për Botërorin “Katar 2022”. “Besojë se gjasat janë 50-50. Nuk dorëzohemi dhe besojë se Maqedonia ka gjasat e saj edhe pse Italia është një favorit i madh,” ka thënë Elmas, i cili do të mungojë në këtë sfidë, për shkak të kartonave të verdhë. Kujtojmë se sfida e balotazhit Itali-Maqedonia, do të zhvillohet më 24 mars në Palermo.

LEXO EDHE:

Back to top button