Mediat konfirmojnë, Azpilikueta ka marrëveshje me Barcelonën

Mediat në Spanjë raportojnë se Barcelona dhe Cesar Aziplikueta kanë arritur marrëveshje që do bëhet zyrtare në fundin e sezonit, kur lojtari të bëhet agjent i lirë.

Sipas gazetarit Zherard Romero, Barcelona tashmë ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin, derisa këtë gjë mund ta ndryshojnë vetëm disa detaje të vogla personale. Azpilikueta është një ndër futbollistët e shumtë që iu skadon kontrata në verë te Çellsi, derisa nuk ka gjetur ‘gjuhën e përbashkët’ për rinovimin e kontratës që disa muaj.

Ndërkohë, pos Azpilikuetas, nga Çellsi pritet të largohet edhe Antonio Rudiger, veçse ky i fundit nuk do transferohet në “Camp Nou”, por raportohet për kalimin te rivali i përbetuar, Real Madridi.

LEXO EDHE:

Back to top button