Mediat, Konte pas një muaji largohet nga Totenhami?!

Mediat britanike raportojnë se trajneri i Totenhem, Antonio Konte, mund të jap dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës angleze. Sipas “Daily Mail”, trajneri italian mund të largohet nga kryeqyteti anglez që në fillimin e muajit të ardhshëm, nëse drejtuesit e Totenhem nuk kryejnë transferime të rëndësishme në merkaton e janarit.

Kur ai erdhi në drejtim të ekipit, Konte firmosi një kontratë që e mbante atë në Londër për 18 muaj.

Dukej e pamundur që ish-tekniku i Interit të largohej në mes të këtij sezoni, por fjalët e përhapura në dhomat e zhveshjes duket se tregojnë të kundërtën. Problemet në prapaskenë duken më të mëdha se sa ato që shihen në fushë.

LEXO EDHE:

Back to top button