Mediat përjashtojnë mundësinë e largimit të Hazardit

Sipas të përdithsmes spanjolle “AS”, mesfushori belg, Eden Hazard, nuk konsideron largimin nga “Santiago Bernabeu”, derisa pret një fëmijë para Vitit të Ri.

Hazard është i lidhur me largimin që një vit, pasi nuk arriti të gjejë formën që kishte te Çellsi, duke pësuar lëndime të njëpasnjëshme.

Por, largimi nuk do ndodh këtë janar shkaku që pret një fëmijë dhe nuk dëshiron të shqetësojë familjen. Ndërkohë, belgu ditë më parë zhvilloi ndeshje të plotë pas një kohë të gjatë për Real Madridin kundër Kadizit, ku bëri paraqitje të mirë sidomos në pjesën e dytë, pavarësisht rezultatit përfundimtar 0:0.

LEXO EDHE:

Back to top button