Medvedev në çerekfinale, eliminohet Halep

Në Melburn të Australisë po zhvillohen sfidat e fundit të raundit të katërt të Grand Slam-it “Australian Open”, ku nuk kanë munguar surprizat në fushë.

Tensitja rumune Simona Halep, ish-numri 1 në botë, u mund nga francezja Alize Cornet me rezultat 1-2 në sete (6-4, 3-6, 6-4). Një rezultat surprizë, pasi eliminohet një nga favoritet kryesore. Në çerekfinale shkon edhe tenistja amerikane Danielle Kollins, që mundi 2-1 me përmbysje belgen Elize Mertens (4-6, 6-4, 6-4).

Te meshkujt spikat fitorja e tenistit rus Daniil Medvedev, numri 2 në botë dhe favoriti kryesor. Ai mposhti 3-1 amerikanin Maksim Kresi (6-2, 7-6, 6-7, 7-5), në një ndeshje me rivalitet. Një biletë për në çerekfinale siguroi edhe kanadezi Felix Auger-Aliassime, që mundi 3-1 (2-6, 7-6, 6-2, 7-6) kroatin Marin Çiliç.

LEXO EDHE:

Back to top button