Medvedev: Nuk e di nëse në moshën 30 vjeçare do të luajë tenis

Tenisti rus Daniil Medvedev ndihet ende keq, pas humbjes në finalen e “Australian Open”. Ai u mund 3-2 nga Rafael Nadal, në një ndeshje që dukej e fituar për rusin, pasi udhëhiqte 2-0 me sete. Gjithsesi, një tjetër finale e humbur në Melburn nga Medvedevi, e dyta radhazi, që qëndron ende numri 2 në botë.

“Nuk kam keqardhje për atë që ndodhi në fushë, pasi dhashë më të mirën, por Nadal ishte i jashtëzakonshëm. Në karrierën time ka patur çaste kur kam menduar të mos vazhdoj më të ëndërroj gjëra të mëdha, por në fund gjithnjë kam vendosur të eci përpara.

Gjatë kësaj finale të humbur kuptova se që sot e tutje do të luaj vetëm për veten time, familjen time dhe për njerëzit që më duan shumë. Fëmija që dikur ëndërronte nga sot nuk ekziston më, nuk ëndërron më. Ndonjëherë dëgjoj një person që më inkurajon dhe 1000 të tjerë që e heshtin atë. Nuk e di nëse kur të jem 30 vjeç do të vazhdoj më të luaj apo jo”, u shpreh Medvedevi, 25 vjeç, që në karrierën profesioniste ka fituar vetëm një Grand Slam, atë të “US Open 2021”.

LEXO EDHE:

Back to top button