Memfisi me rekord në NBA, fitore me 73 pikë diferencë!

Nënkampioni i NBA-s, Feniks Sans, regjistroi fitoren e 18-të radhazi në NBA, duke mundur Detroitin me rezultat 114-103, për të marrë edhe kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. Shtatë lojtarë të Feniksit realizuan mbi 10 pikë (Xhonson e Pejn me nga 19 pikë, secili).
Mirëpo në qendër të vëmendjes u gjetë skuadra e Memfisit e cila mundi Oklahoma Sitin me rezultat 152-79, një fitore me 73 pikë diferencë dhe që është rekord i NBA-së për diferencën e pikëve mes dy ekipeve. Më parë diferenca më e madhe ishte me 68 pikë, e cila u regjistrua në sfidën Klivlend-Miami, 148-40, më 17 dhjetor 1991. Xhekson me 27 pikë ishte pikëshënuesi më i mirë për Memfisin në këtë sfidë.

Humbet pas 8 fitoresh skuadra kampione e Milluokit, që u mund 97-93 nga Toronto. Mungesa e Xhianis Antetokounmpo ndikoi te skuadra e Baks-it, ndërsa për kanadezët u dallua VanVlet me 29 pikë. Jashtë fushe fiton Çikago, që mundi 119-115 Nju Jork dhe ku DeRozan me 34 pikë, ishte më i miri në parket.