“Mercedes” kanoset me akt padi ndaj Luis Hamiltonit?!

Piloti britanik, Luis Hamilton ende nuk është i kënaqur me vendimin rreth garës së fundit të sezonit të kaluar, në Abu Dabi, ku humbi titullin nga Maks Vertsapen dhe tani ka paralajmëruar pensionimin nga Formula 1. Mirëpo kjo nuk do të jetë një opsion aq i lehtë për tu realizuar.

Drejtuesit e Formula 1, vendosën që më 18 mars do të marrin vendimin final për garën në Abu Dabi, që është vetëm 2 ditë para nisjes së sezonit të ri.

Kujtojmë se Luis Hamiltoni me ekipin e Mercedesit ka marrëveshje deri në vitin 2022, mirëpo mund të largohet nga ky sport. Por në këtë marrëveshje nuk ka klauzolë që parasheh që Hamilton të shkojë në pension, pas përfundimit të sezonit, ashtu që skuadra gjermane ka obcionin e akt padisë, nëse piloti britanik bën një hap të tillë.

Në rast se është pjesë e sezonit të ri në Formula 1, atëherë Luis Hamilton do të regjistrojë vitin e 10-të në cirkun e garave të Formula 1.

LEXO EDHE:

Back to top button