Mësohet dyshja e finales në “Australian Open”

Tenistja australiane Eshli Barti dhe ajo amerikane Danielle Kollins, janë dy finalistet e Grand Slam-it “Australian Open”, turneu që po zhvillohet në Melburn.

Barti, numri 1 në botë, fitoi 2-0 (6-1, 6-3) ndaj amerikanes Medison Kejs, një ndeshje që ishte një formalitet për tenisten vendase. Ajo e dominoi sfidën në të dyja setet dhe u kualifikua brenda 60 minutash. Për Barti kjo është hera e parë që kualifikohet në finalen e këtij Grand Slam-it duke u bërë tenistja e parë australiane që shkon në finalen e turneut të shtëpisë

Në gjysmëfinalen tjetër, tenistja amerikane Danielle Kollins (numri 27 në botë) eliminoi polaken Iga Sviatek, numri 7 në botë. Një rezultat befasues, pasi polakja konsiderohej favorite, por fusha tregoi të kundërtën. Kollins e pati ndeshjen vazhdimisht nën kontroll, duke i fituar setet 6-4, 6-1. Ndryshe për Kollinsin, kjo është hera e parë që shkon në finalen e një Grand Slamit në karrierën e saj dhe nuk konsiderohet favorite ndaj Barti-t, që do të luajë të shtunën para publikut të saj.

LEXO EDHE:

Back to top button