Milani fillon negociatat me Teo Hernandezin

Teo Hernandez, dy ndeshjet e para të vitit 2022 i përjetoi me shiritin e kapitenit në krah, duke u dëshmuar vendimtar në fushë, me dy paraqitje të nivelit shumë të lartë. Klubi kuqezi, natyrisht dëshiron ta mbajë atë dhe prej disa javësh, Maldini e Massara po negociojnë rinovimin e kontratës me përfaqësuesit e francezit.

“Rinovimi i Teo Hernandez është në zhvillim e sipër, po ecën shumë mirë. E nisëm në kohën e duhur, por nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh një marrëveshje në negociata,” tha mes tjerash drejtori teknik kuqezi.

Sipas “MilanNews.it”, propozimi është ky: zgjatje deri në vitin 2027, me një pagë që do të ketë bazë të paktën 4 milionë euro, por që mund të arrijë edhe në 5 milionë me bonuset.

“Për rinovimin, jemi në një pikë shumë të mirë. Jam i lumtur këtu që nga dita e parë. Po flasim, ” shpjegoi mbrojtësi i krahut për ‘SkySport’.

Prandaj, marrëveshja është afër mbylljes. Për kënaqësinë e të gjithëve, veçanërisht të vetë Teo Hernandez.

LEXO EDHE:

Back to top button