Milluoki rikthehet te fitorja, nuk zhgënjen as Los Anxhelos Klipers

Skuadra kampione e Milluoki rikthehet te fitorja, duke mundur Hjustonin me rezultat 126-106, një ndeshje e dominuar nga Baks. Holidej me 24 pikë e 10 asist, si dhe Midëllton me 23 pikë, ishin më të mirët në fushë.

Fiton edhe skuadra e Orlando, që mundi 104-98 Atlanta, ndeshje me rivalitet shumicën e kohës. U dallua Uagner, autor i 25 pikëve.

Ndërkohë nuk zhgënjen ekipi I Los Anxhelos Klipers, që falë 19 pikëve të Bledsoe, mundi Sakramento Kings me rezultat 105-89.

NBA – Rezultatet:

Atlanta – Orlando, 98-104

Boston – Klivlend, 111-101

Miluoki – Hjuston, 126-106

Oklahoma – Denver, 108-94

Sakramento – L.A. Klippers, 89-105

LEXO EDHE:

Back to top button