Minesota deklason Golden Stejtin, befason Juta Xhaz

Devin Buker, me 30 pikët në 30 minuta ndaj Detroitit, drejtoi Feniksin te fitorja e 33-të këtë sezon, pran rezultatit 135-108. Finalistët e sezonit të kaluar, arritën fitore të lehtë krah Bukerit, ndërsa stoli i Feniks Sans shtoi edhe 40 pikë, për të regjistruar fitoren e 33-të, pran 9 disfatave në këtë sezon në NBA.
Ndërkohë, Golden Stejt u mund në Minesota me rezultat 119-99. Pa Drejmond Grin, Geri Pejton II, por veçanërisht Stefon Kerrin, skuadra e Golden Stejtit, nuk ka gjetur zgjidhjen kundër Minesotës, në radhët e së cilës shkëlqeu Karl-Enthony Tauns me 26 pikë dhe 11 kërcime.
Në sfidat e tjera, Sakramento u mund nga Hjustoni me rezultat 112-118, ndërsa Juat Xhaz “demoloi” Denver Nagetsin me rezutat 125-102.