Modernizohet stadium për sfidën Itali-Maqedoni

Ndeshja eliminatore e Botërorit “Katar 2022”, në mes Italisë dhe Maqedonisë do të zhvillohet më 24 mars në Palermo. Për këtë arsye, qyteti i Palermos dhe drejtuesit e futbollit Italian, kanë investuar një sasi të financave për modernizimin e stadiumit “Renco Barbera”, ku do të ketë dhoma speciale në tribuna dhe do të vendosen dy ekrane gjigante.
Stadiumi ka kapacitet prej 36 365 ulësve. Organet përkatëse në Palermo dhe Federata e Italisë , janë afër marrëveshjes për të mundësuar tribuna të plotësuar deri në fund për sfidën eliminatore për “Katar 2022”.
Fituesi i kësaj përballje do të takohet me skuadrën e Portugalisë ose Turqisë.