Sipas “Gazzetta dello Sport”, trajneri i Barcelonës, Çavi, i ka kërkuar Alvaro Morata-s që të transferohet në Katalonjë, me sulmuesin e interesuar për këtë pistë, pasi është i sigurt se Juventusi nuk do ta blejë në fund të sezonit. Me Blaugrana-t ka marrëveshje për gjithçka, mungon vetëm akordi me Atletiko Madridin, klub që posedon kartonin e sulmuesit.
Sidoqoftë, fillimisht Juventusi duhet të gjejë zëvendësuesin e tij. Në këtë drejtim, përveç Ikardit dhe Kavanit, tashmë të njohur, hipoteza e Divok Origit, zë vend. “Bardhezinjtë” kanë ndërmarrë hapat e parë për t’u informuar mbi belgun e Liverpulit.








