Myrto Uzuni, braktis Hungarinë për La Ligën e Spanjës

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Myrt Uzuni në limitet e merkatos së janarit i bashkohet Granada-s në La Liga. Gjithçka konfirmohet nga mediet hungareze, të cilat sigurojnë se 26-vjeçari do të ndryshojë kampionat, duke u bërë pjesë e një prej ligave më të forta në Europë. Është pikërisht kjo arsyeja që Uzuni nuk është grumbulluar për ndeshjen e kësaj të diele të Ferencvaroshit kundër Ujpeshtit.

Mësohet se marrëveshja mes dy klubeve është totale dhe pritet thjesht zyrtarizimi i sulmuesit kuqezi në klubin spanjoll.

Mediat hungareze shkruajnë se do të jetë një nga transferimet më të shtrenjta nga Liga e Parë e Hungarisë, ku Ferencvaroshi mendohet se do të përfitojë 3.5 milionë euro, ndërsa futbollisti shqiptar do të nënshkruajë kontratën 4-vjeçare.

Për një sezon e gjysmë në radhët e Ferencvaroshit, Uzuni është aktivizuar në total në kampionat në 35 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola. Këtyre statistikave u shtohen edhe 17 finalizime në Kupën e Hungarisë, Ligën e Kampionëve dhe Liga Europa.

LEXO EDHE:

Back to top button