Nadal, befason me zgjedhjen e futbollistit më të mirë

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, është një i apasionuar pas sportit dhe tifoz i skuadrës së Real Madrid. Në një intervistë për mediat e vendit të tij ai ka zbuluar se cili është futbollisti i tij i preferuar.

Në majë të listës nuk është as Lionel Messi e as Kristiano Ronaldo, por ish-futbollisti brazilian Ronaldo (fenomeni).

“Jam rritur duke parë duke luajtur Ronaldo fenomenin. Gjithnjë e kam admiruar lojën dhe sjelljen e tij dhe kam shkuar disa herë për ta parë duke luajtur në stadium. Për mua mbetet lojtari i preferuar”, tha mes tjerash Nadal.

 

LEXO EDHE:

Back to top button