Nadal me “Covid 19”, mungon në “Australian Open”

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, përmes rrjeteve sociale konfirmoi se është pozitiv në testet e fundit për “Covid 19”, të cilat i ka kryer pas turneut në Abu Dabi. Spanjolli është vënë në izolim dhe nuk ndjehet mirë, mirëpo shpreson se shëndeti do të përmirësohet me kalimin e kohës.

“Për shkak të kësaj situate, do të ketë ndryshim të orarit të garave në turnetë e tenisit dhe këtë situatë do të analizojëm mirë me ekipin tim,” ka shkruar Nadal.

Spanjolli nuk ishte në formë të mirë dhe vet konfirmoi se ende i ndjen pasojat e pauzës 6 mujore, për shkak të lëndimit. Me këtë ecuri, Rafael Nadal vë në dyshim paraqitjen edhe në “Australian Open”, që nis më 17 janar të vitit 2022.

LEXO EDHE:

Back to top button