Ndeshje të jashtëzakonshme të futbollit në 3 kampionate evropiane

Mbrëmja e sotme garanton emocione të forta për të gjithë adhuruesit e futbollit, pasi që do të zhvillohen tri ndeshje jashtëzakonisht interesante nga tri kampionatet më të forta.

Në orën 20:45, në kuadër të Kupës së Ligës së Anglisë do të ballafaqohen dy skuadrat londineze, Totenhami dhe Çellsi për ta zhvilluar ndeshjen kthyese të fazës gjysmëfinale. Sfida e parë i takoi skuadrës së Tomas Tushel që fitoi me rezultat 2-0.

Për të vazhduar më tutje, nga ora 21:00, në stadiumin “Giuseppe Meazza”, Interi e pret rivalin e përbetuar Juventusin në finalen e Superkupës së Italisë. “Zikaltrit” si kampion të Italisë dhe “bardhezinjtë” si fitues të Kupës së Italisë do të përplasen për trofeun e parë sezonal. Si Inzaghi, ashtu edhe Allegri kanë thënë para ndeshjes se do të luftojnë me çdo kusht për ta rrëmbyer këtë trofe.

Vëmendje të madhe padyshim se do të rrëmbejë edhe ballafaqimi ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit në “El Clasicon” e dytë për këtë sezon që do të zhvillohet në “King Fahd International Stadium” në Riad në gjysmëfinanlen e Superkupës spanjolle.

Fituesi i këtij takimi do të kalojë në finalen e këtij kompeticioni dhe do të ballafaqohet me fituesin e duelit ndërmjet Atletiko Madridit dhe Athletik Bilbaos.

LEXO EDHE:

Back to top button