Ndihmat financiare, ende s’është gati pakoja e pestë

Edhe dy ditë deri në muajin shkurt, pakoja e pestë e paralajmëruar prej kohësh e Qeverisë nuk është gati. Sot, biznesmenët personalisht para ministrave të ekonomisë dhe financave Kreshnik Bekteshit dhe Fatmir Besimi i paraqitën kërkesat për mbështetje të biznesit. Asnjë marrëveshje konkrete nuk është arritur pasi autoritetet ende nuk kanë vendosur për nevojat e sektorit privat. Deri më tani, nuk ka asnjë model se si të paguhet ndihma në formën e pagës minimale, një nga masat zgjatja e së cilës kërkohet nga të gjitha Odat ekonomike.

https://www.youtube.com/watch?v=6mg37t2aoIQ&feature=youtu.be

“Në mbledhjen që e patëm, më shumë ishte shqyrtim i të gjitha propozimeve që i kishim dorëzuar si oda ekonomike, me argumentimin cila është nevoja e tyre dhe pse është e domosdoshme të përfshihen në paketën e radhës, që janë për shpëtim ekonomik. Është shumë e rëndësishme, që të kemi mirëkuptim. E dyta, besoj se do të ketë mirëkuptim sepse të gjitha masat që i propozuam dhe i argumentuam janë pasqyra reale e ekonomisë”, tha Daniela Arsovska, Kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike.

Kryeministri Zoran Zaev shpalosi një pjesë të masave që duhet të jenë pjesë e pakos së pestë të masave. Fshirja e kamatave të qytetarëve për faturat e papaguara të ujit, tatimit të pronës ose taksave tjera ndaj shtetit ose komunave, ndërsa borxhin kryesorë ta paguajnë në këste. Pako e re e kredive pa interes me mundësi që një pjesë të parave të mos kthehen nëse kompanitë shfrytëzuese tregojnë sukses pozitiv deri në fund të vitit. Mendohet edhe për mbështetjen e hoteleve jashtë qendrave  kryesore turistike, masa të veçanta për gastronomët dhe transportuesit e udhëtarëve dhe prodhuesve të duhanit. Pakoja së pari duhet të miratohet nga Këshilli Social-Ekonomik dhe më pas të dorëzohet si propozim në Qeveri. Sipas pritjeve, javën e ardhshme opinioni duhet të dëgjojë saktë se çfarë do të përmbajë kjo pako dhe sa para do të shpenzohen për zbatimin e masave.

Andrea Cobanova

LEXO EDHE:

Back to top button