Në 1/8 e finales, do të ketë një derbi i madh?!

Pas përfundimit të fazës së garave në grupe (me përjashtim të grupit F), tani dihen skuadrat që udhëtojnë në fazën eliminatore në Ligën e Kampionëve dhe po të shikosh me vëmendje vazot ku janë akomoduar skuadrat, mund të pritet një super derbi që në fazën e hershme të eliminimeve.
Pason gara e eliminimeve dhe në 1/8 e finales, klubet nga shteti i njëjtë, nuk mund të përballen në këtë fazë të garimit. Në vazon e dytë janë disa skuadra të mëdha si PSZH, Ateltiko Madrid, Interi, Çellsi dhe ka shumë gjasa që të shohim shumë shpejt një mega duel të skuadrave evropiane. Me siguri se skuadra më e dëhsiruar nga vazoja e parë do të ishte skuadra franceze e Lillë.
Vazo e parë: Man. Junajtedi, Liverpulli, Ajaksi, Real Madridi, Bajern Munihu, Man. Junajtedi, Lill dhe Juventusi.
Vazo e dytë: PSZH, Atletiko Madridi, Sportingu, Interi, Benfika, Viljareali-Atalanta, Salzburgu dhe Çellsi.
Hedhja e shortit do të zhvillohet më 13 dhjetor, në Nion të Zvicrës, në orën 12.00. Ndërkohë dueli në mes Atalantës dhe Viljarealit do të regjistroi udhëtarin e fundit për në 1/8 e finales, një sfidë që zhvillohet gjatë ditës së enjte.