Lajme jo të mira vijnë nga Zherovjani, ku në një aksident trafiku është lënduar futbollisti i Besës, Sherif Rexhepi. Sipas “Gol.mk”, makina me të cilën ka udhëtuar Rexhepi ka dal nga rruga kryeosre dhe është rrokullisuar, ndërsa në të ka qenë edhe futbollisti 21 vjeçar.
Informatat e parë nga skuadra e Besës janë se futbollisti është transferuar në spital dhe se gjendja e tij është stabile për momentin. Në kohë të njëjtë kanë kërkuar që të gjithë të luten për shërrimin e tij.
Rexhepi erdhi në radhët e Besës së Zherovjanit nga Ohri, ndërsa më parë ka veshur edhe fanellën e Gostivarit. (Foto: Gol.mk)








