Në muajin mars, Kosova miqësore me Zvicrën

Në kuadër të ndeshjeve miqësore të parapara të zhvillohen në muajin mars, presidenti Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka konfirmuar se është arritur marrëveshja që Kombëtarja A e Kosovës më 29 mars të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Zvicrës.
Ndërkohë janë duke u zhvilluar negociata për aranzhimin e një ndeshjeje tjetër miqësore dhe gjithçka pritet të definohet brenda disa ditësh.