Nju Jork Siti, kampion i futbollit në SHBA
Skuadra e Nju Jork Sitit, është kampioni i ri në futbollin profesionist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që në finale mundi Portland Timbervollvsin. Ndeshja u vendos pas ekzekutimit të penaltive, pasi që në kohën e rregullt dhe pas kohës shtesë, nuk kishte fitues dhe u mbyll me barazim 1-1.

Nju Jorku e nisi më mirë takimin, duke avancuar në minutën e 41-të, falë realizimit të Valentin Kastellanos, mirëpo në fund të takimit, Portlandi arriti të barazojë shifrat në 1-1, falë golit nga Felipe Mora. Nuk kishte fitues në kohën shtesë, ndërsa në ekzekutimin e penaltive, tentimet e Mora-s dhe Valeri-t, u ndaluan nga portieri i Nju Jork Sitit, Shon Xhonson, i cili u shpall lojtari më i mirë i duelit final.
Kujtojmë se ky është titulli i parë për Nju Jork Sitin në fubollin profesionist të SHBA-s.






