Njukasëll afër firmës me Zapata-n, cakun kryesor në këtë merkato

Njukasëll afër për të kompletuar transferimin Duvan Zapata-s nga Atalanta, i cili do të jetë përforcimi kryesor i “bardhezinjve”, për të cilin besojnë se do të ndihmojë klubin anglez në luftën për mbijetesë në elitën e futbollit anglez. Njuksaëll kohë më parë firmosi kontratë me Tripien, është në negociata për huazimin e Xhesi Lingard dhe e njëjta formulë pritet të përdoret për transferimin e Zapata-s.
Kolumbiani do të arin te Njukasëlli në formë huazimi gjashtë mujor nga Atalanta, por me një klauzolë që do ta detyronte të blihej nga Premierliga angleze këtë verë nëse klubi siguron mbijetesën në elitë. Negociatat filluan me një ofertë huazimi, plus një klauzolë blerjeje prej 28 milionë euro, dhe oferta e fundit e skuadrës angleze është 6 milionë euro për huazimin, plus një blerje prej 40 mln euro, nëse klubi mbijeton në Premierligë.
Golashënuesi kolumbian verën e ardhshme do të jetë 31 vjeç dhe drejtuesit e Atalantës janë të vetëdijshëm se nuk do ta shesin për një shumë më të lartë se ajo e ofruar nga Njukasëll, andaj janë gati të përfundojnë negociatat dhe të japin dritën jeshile që Zapata të vesh fanellën e Njukasëllit.