OBSH: Mbeten të hapura hipotezat për origjinën e Covid-19

Të gjitha hipotezat mbeten të hapura në lidhje me origjinën e koronavirusit dhe kërkojnë analiza dhe studime të mëtejshme. Këtë ka konfirmuar kreu i Organizatës Botërore të , Tedros Adhanom Ghebreyesus, në konferencën e përditshme për shtyp.

“Pasi bisedova me disa anëtarë të ekipit të OBSH-së që zhvilloi hetimin në Wuhan mbi origjinën e koronavirusit, dëshiroj të konfirmoj që të gjitha hipotezat mbeten të hapura dhe kërkojnë analiza dhe studime të mëtejshme”.

“Ekipi i ekspertëve po punon për një raport që shpresojmë të botohet javën e ardhshme”, shtoi ai.

Dy ditë më parë ekipi i ekspertëve të PBSH-së konfirmoi se pamundur që virusi të ketë dalë nga një laborator dhe kanë kërkuar që kjo teori të mos zhvillohet më tej.

Ata paraqitën një përmbledhje të gjetjeve të tyre gjatë një konference të përbashkët shtypi me autoritetet kineze në një hotel në Wuhan, përpara largimit të tyre nga Kina.

LEXO EDHE:

Back to top button