Ora policore do të nis nga ora 21:00, terracat e kafeneve do të punojnë deri në ora 20:30

Mes 1 dhe 2 majit si dhe mes 13 dhe 14 majit nuk do të ketë orë policore

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimet e reja në lidhje me masat anti-kovid, transmeton Alsat. Sipas vendimit, ora policore prej nesër do të fillojë nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit.

Ndërkaq për festat fetare të Ramazan Bajramit dhe për Pashkët nuk do të ketë orë policore, respektivisht orë policore nuk do të ketë mes 1 dhe 2 majit si dhe 13 dhe 14 majit. Gastronomët do të mund të punojnë vetëm në oborret dhe tarracat e kafeneve dhe restoranteve, ndërsa orari i punës do të jetë deri në ora 20:30.

Kompanitë nga aktiviteti i hotelierisë së regjistruara për ahengje (dasma, ditëlindje, pagëzime, etj.) Do të mund të organizojnë aktivitetin e tyre vetëm si kafene ose si restorant, ndërsa mbetet ndalesa për organizimin e dasmave, ditëlindjeve dhe pagëzimeve.

Në përputhje me rekomandimet e Komisionit, mbetet ndalesa për punë e të gjitha palestrave, klubeve të fitnesit, qendrave sportive dhe palestrave të destinuara për ushtrime në ambiente të mbyllura, ndërsa  veprimtaria e tyre  mund zhvillohet në ambiente të hapura në përputhje me protokollet për mbrojtje nga Covid-19.

Vendimet e Qeverisë për lehtësimin e masave kufizuese janë për shkak të zvogëlimit të numrit të të infektuarve  të ri si dhe të shtruarve në spital për shkak të Covid-19.

 

LEXO EDHE:

Back to top button