Perez: Jo më mburoja e Verstapenit, tani dua titullin

Sezoni i parë i pilotit meksikan Serhio Perez me makinën “Red Bull” ishte në përgjithësi pozitiv, duke fituar një garë (Azerbajxhan) dhe në 4 raste të tjera u ngjit në podium. Por, më kryesorja, ai ishte mburoja e shokut të tij të skuadrës Maks Verstapen, që u shpall kampion bote në Formula 1.

Gjithsesi, në prag të sezonit të ri, piloti meksikan shprehet se synon më shumë nga vetja, duke shpresuar të duelojë për titullin kampion.

“Unë jam këtu, pasi besoj 100% në mundësitë e mia për të qenë kampion bote në Formula 1. Kam mësuar shumë gjatë vitit të kaluar nga makina, skuadra dhe Maks Verstapeni, duke qenë një skuadër e fortë. Por tani do të shoh më shumë nga vetja”, tha mes tjerash Perez.

LEXO EDHE:

Back to top button