Plot 300 mln euro për firmën e Hallandit

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, secili që e transferon sulmuesin e Borusia Dortmund, Erling Haaland, duhet të planifikojë të harxhojë plotë 300 milionë euro. Dortmund është gati t’i ofrojë Haalandit pagë prej 16 milionë euro, që do ta tejkalonte edhe Marko Rojsit që momentalisht është lojtari më i paguar me vlerë 12 milionë euro, mirëpo 21-vjeçari ka vendosur të largohet.

Në fundin e sezonit, klauzola me vlerë 75 milionë euro do të aktivizohet dhe me kontratën që i skadon në 2024, drejtori gjeneral i Dortmundit, Hans-Joakim Vatzke, i ka dhënë ultimatum lojtarit të bëjë të qartë të ardhmen deri në muajin shkurt. PSZH është një ndër kandidatët për të nënshkruar me sulmuesin norvegjez, pasi Kilian Mbape pritet të largohet në verë, por për ta bërë atë transferim, duhet të kenë buxhetin prej 300 milionë euro.

75 milionë euro do kushtojë klauzola e lirimit, 20 milionë euro komision për agjentin Mino Raiola dhe babin e Haaland, gjithashtu edhe pagë prej 30-35 milionë euro për Haaland në kontratë gjashtëvjeçare.

Haaland ka menaxhuar të shënoi 76 gola në 79 ndeshje për Dortmundin, që nëse shohim statistikat i bie një gol për çdo 81 minuta në të gjitha garat.

LEXO EDHE:

Back to top button