Portugezi Nani rikthehet sërisht në kampionatin italian

Skuadra e Venezia është ndoshta skuadra më multikulturore në Serie A, të cilës së shpejti mund t’i shtohet edhe portugezi Nani. Sulmuesi i mirënjohur dhe miku i madh i Kristiano Ronaldos, lirohet pas përfundimit të aventurës amerikane në MLS nga Orlando Siti.

Siç raporton “Sky Sport”, Nani tashmë ka zbarkuar te kampi i skuadrës së Venecia-z për të kryer kontrollet mjekësore në fshehtësi të madhe dhe për të nënshkruar kontratën. Kujtojmë se ai u lidh edhe me Bolonjën dhe Xhenoa-n, klube të cilave u ishte propozuar dhe që do të kishin shfaqur interes, pa vazhduar gjithsesi në marrëveshjen përfundimtare.

Nani ka luajtur tashmë në Itali në sezonin 2017-2018 me fanellën e Lazios, duke shënuar 3 gola në gjithsej 25 paraqitje të tij me bardhekaltrit.

LEXO EDHE:

Back to top button