Afati kalimtar dimëror është hapur, ndërsa Njukasëll do nis me përforcime me synimin që të shpëtojnë nga rënia prej Premierligës. Skuadra e drejtuar nga Edi Houve pritet që në janar ta përforcojë skuadrën me shërbimet e mbrojtësit anglez, Kieran Trippier, i cili vjen nga Atletiko Madrid.
Pavarësisht që fitoi titullin edicionin e kaluar dhe është titullar i padiskutueshëm në formacionin e Diego Simeone, Trippier vazhdon të jetë i ‘tërhequr’ nga dëshira për të luajtur në Premierligë.
Gazetari italian, Nikolo Shira raporton se çdo gjë është kompletuar dhe që Trippier në janar i bashkohet Njukasëllit
Një gjë të tillë, e konfirmoi edhe lojtari me anë të gjestëve të bëra në ndeshjen ndaj Rajo Valejkanos, ku u largua i fundit nga fusha dhe duartrokiti tifozët.








